Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA i vendos Iranit më shumë sanksione

SHBA i vendos Iranit më shumë sanksione

Shtetet e Bashkuara vendosën sot më shumë sanksione ndaj zyrtarëve të qeverisë iraniane, në përgjigje të vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini. Protestat kanë përfshirë dhjetëra qytete iraniane për javë të tëra, si dhe kanë evoluar, duke u kthyer në një sfidë për udhëheqjen e Iranit. Zyra e Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja caktoi shtatë liderë të rangut të lartë për ndëshkime financiare për shkak të mbylljes së aksesit në internet të Iranit, shtypjes së fjalës së lirë, si dhe dhunës së ushtruar ndaj protestuesve dhe civilëve. Ministrat e brendshëm dhe të komunikimeve të Iranit, si dhe disa liderë të zbatimit të ligjit, u vunë në shënjestër të sanksioneve. Amini u arrestua në shtator nga policia e moralit, e cila tha se ajo nuk i mbuloi siç duhet flokët me shaminë e detyrueshme islame, të njohur si hixhab. Ajo u dhunua në një stacion policie dhe vdiq tre ditë më vonë. Vdekja e saj nxiti protesta në dhjetëra qytete në të gjithë vendin dhe qeveria iraniane është përgjigjur ashpër. Autoritetet kanë arrestuar të paktën 35 gazetarë dhe fotografë që nga fillimi i demonstratave më 17 shtator, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.https://lajme.rtsh.al/artikull/vdekjen-e-mahsa-amini-shba-i-vendos-iranit-me-shume-sanksione

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments