Aksi Qafe Bualli-Ura e Vashes perdoret rregullisht edhe pse nuk eshte inaguruar ende
Mati kufizohet në veri me bashkinë e Mirditës, në perëndim me bashkinë e Kurbinit, në jug-perëndim me bashkinë Krujë, në jug me bashkinë Klos dhe në lindje me Bashkinë Dibër. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Burrelit. Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 27,260 banorësh.
Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 38,615 banorë. Bashkia e re ka në një sipërfaqe prej 493.5 km2. Në bazë të të dhënave densiteti i popullsisë është 78.24 banorë/km2.
Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 46 fshatra. Bashkia e re shtrihet thuajse në të njëjtin territor me krahinën etnografike të Matit dhe ka terren kodrinor dhe malor.
Ajo shtrihet në të dyja krahët e lumit Mat dhe pyjet zënë pjesën më të madhe të territorit të bashkisë së re. Bashkia e re ka pjesë të saj parkun rajonal natyror Ulëz si dhe dy liqenet artificiale, Ulëza dhe Shkopeti, të ndërtuara për prodhimin e energjisë elektrike.
Relievi dhe klima mesdhetare mjaft e favorshme, e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe nga dimri relativisht i butë në luginën e Matit krijon kushte mjaft të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, frutikulturës dhe blegtorisë, përcakton si burime kryesore gjeneruese ekonomiko-financiare, bujqësinë dhe blegtorinë.
Qyteti i Burrelit u ndërtua i lidhur me industrinë e pasurimit të kromit, e cila është aktualisht në proces për riaktivizim. Zona e Matit ka tërhequr gjatë viteve të fundit një numër të vogël turistësh të aventurës dhe ecjes në mal për shkak të relievit shumë tërheqës malor.
I’m extremely impressed with your writing abilities and also with the layout for your weblog. Is that this a paid subject or did you modify it yourself? Anyway stay up the nice high quality writing, it is rare to see a great weblog like this one nowadays!