Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarakis i ka bërë thirrje Turqisë që t’i japë fund emigrantëve që përpiqen të largohen nga brigjet e saj, pas të paktën dy aksidenteve fatale me varkë në 24 orët e fundit. “Thirrje urgjente për veprim të menjëhershëm për të parandaluar të gjitha nisjet e parregullta për shkak të kushteve të pafavorshme të motit”, shkroi Mitarakis në Twitter. “Shumë jetë kanë humbur sot në Egje. Njerëz që mbyten. BE duhet të veprojë”, shtoi ai. ”Të paktën 19 persona humbën jetën në dy aksidente me anije me emigrantë gjatë natës”, thanë zyrtarët grekë. Ministri grek i Çështjeve Detare, Ioannis Plakiotakis tha në një deklaratë se “edhe një herë, toleranca e Turqisë për bandat e paskrupullta të trafikimit të qenieve njerëzore ka kushtuar jetë”.https://ata.gov.al/2022/10/06/greqi-athina-i-kerkon-ankarase-ndalimin-e-anijeve-me-migrante/
Athina i kërkon Ankarasë ndalimin e anijeve me migrantë
RELATED ARTICLES