Bashkia e Gjirokastrës dhe anëtarë të shoqatës “Albaid” zhvilluan sot një aksion pastrimi në përroin e Gribollakut në fshatin Saraqinishtë. Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ndau sot në rrjetet sociale momente nga punë për pastrimin e këtij përroi, ndërsa theksoi se “nuk është asnjëherë vonë për të përveshur mëngët dhe për të pastruar territorin”. Përroi i Gribollakut ndodhet në fshatin Saraqinishtë, fshat i cili gjendet mes dy siteve të rëndësishme që vizitohen nga turistët, Antigonesë dhe Manastirit të Spilesë. “Çfarë duhet të bëjmë përtej këtyre aksioneve, është të ndërgjegjësohemi të gjithë për të mos i hedhur mbetjet vend e pavend. Mbrojtja e mjedisit është një çështje e të gjithëve’, tha Golemi. Në të gjithë vendin vijon puna për pastrimin e territorit në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë, i cili nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë.https://ata.gov.al/2022/10/06/gjirokaster-aksion-per-pastrimin-e-territorit-ne-fshatra/