Barnat e skaduara nuk riciklohen në asnjë mënyrë, por për shkak të toksicitetit të tyre të mundshëm grumbullohen dhe trajtohen veçmas nga mbetjet e tjera, shkruan focus.it. Paketimet mblidhen periodikisht dhe dërgohen në furrën e djegies, ku digjen në linja të veçanta nga mbetjet e tjera dhe në temperatura ndërmjet 950 dhe 1 000 gradë Celsius. Tymrat e djegies pastrohen me filtra dhe hiri, i cili nuk është toksik, depozitohet në landfille normale. Në disa vende evropiane, ligji lejon përdorimin e hirit që rrjedh nga djegia e ilaçeve si një nënshtresë për asfaltin e autostradave.https://ata.gov.al/2022/10/06/hiri-i-ilaceve-te-skaduara-edhe-si-nenshtrese-per-asfaltin-e-autostradave/
Hiri i ilaçeve të skaduara edhe si nënshtresë për asfaltin e autostradave
RELATED ARTICLES