Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI“Qyteti Europian i Sportit 2023”

“Qyteti Europian i Sportit 2023”

Një tryezë e rrumbullakët konsultative është zhvilluar ditën e sotme, për të diskutuar mbi aplikimin e Tiranës për të qenë “Qyteti Europian i Sportit”. Në tryezën e organizuar nga bashkia Tiranë dhe kryetari Erion Veliaj, ka marrë pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli. Të ftuar ishin edhe figurat aktuale më të rëndësishme të sportit shqiptar, si Luiza Gega dhe Zelimkhan Abakarov. Gjatë takimit u diskutua mbi lehtësitë që ofrohen në Tiranë për t’u marrë me sport dhe mundësitë që këto lehtësi ofrojnë për të realizuar kandidaturën e Tiranës si “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Drejtori i përgjithshëm i Projekteve Strategjike në bashkinë e Tiranës, Genci Kojdheli, tha se bashkia do të angazhohet që për sa i përket vitit në vazhdim, të ketë një buxhet të shtuar për sportin e për aktivitetet sportive. Tirana, që është shpallur këtë vit si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, synon të jetë në vitin 2023 edhe si “Kryeqyteti Europian i Sportit”.https://ata.gov.al/2022/10/06/tryeze-per-kandidaturen-e-tiranes-si-qyteti-europian-i-sportit-2023/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments