Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia ”furnizuesja” më e madhe e armëve për Kievin

Rusia ”furnizuesja” më e madhe e armëve për Kievin

Me një ironi të dukshme gazeta ”Wall Street Journal” thotë se ”’është Rusia, dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo vendet e tjera aleate, ”furnizuesja” kryesore e Ukrainës me armë të rënda, falë qindra tankeve, obuseve dhe automjeteve të blinduara që kanë rënë në duart e Kievit, gjatë ofensivave të tij kundër forcave te Moskës, sipas konkluzioneve të disa analistëve të shërbimeve sekrete, të intervistuar nga e famshmja amerikane. Sipas këtyre analistëve, përparimi i shpejtë i Ukrainës në rajonin e Kharkivit muajin e kaluar, i lejoi Kievit të përvetësonte një sasi të madhe armësh të rënda ruse. Këtyre u shtohen edhe armët e marra gjatë tërheqjes së Rusisë nga kryeqyteti dhe pjesë të tjera të Ukrainës Veriore, prillin e kaluar. ”Në terma numerikë, sipas analistëve, Moska deri tani ka tejkaluar SHBA-në dhe aleatët e tjerë në furnizimin me armë, edhe nëse ato të dërguara nga Perëndimi janë më të avancuara dhe më të sakta se ato ruse”, komenton WSJ. Sipas këtyre vlerësimeve, Ukraina deri më tani ka kapur të paktën 460 tanke ruse, 92 obusë, 448 automjete luftarake të këmbësorisë, 195 automjete të blinduara luftarake dhe 44 sisteme raketash me shumë lëshime.http://ata.gov.al/2022/10/06/shba-wsj-rusia-furnizuesja-me-e-madhe-e-armeve-per-kievin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments