Koreja e Veriut lëshoi dy raketa të tjera sot në mëngjes vetëm dy ditë pas testit të saj të fundit. ”Pheniani ka lëshuar dy raketa nga zona Samsok e kryeqytetit të Koresë së Veriut në Detin e Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor”, theksoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap. Zyra e kryeministrit të Japonisë më herët postoi në Twitter se Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë balistike. Kryeministri japonez, Fumio Kishida kritikoi lëshimet e përsëritura të raketave të Koresë së Veriut në një periudhë të shkurtër kohore si “absolutisht të papranueshme”. Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo shkalle, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore. Testet vijnë pas lëshimit të së martës nga Pheniani të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi që shënoi herën e parë në gati pesë vjet që një raketë e Koresë së Veriut fluturoi mbi arkipelagun japonez. Si SHBA ashtu edhe NATO e dënuan ashpër testin.http://ata.gov.al/2022/10/06/seul-koreja-e-veriut-leshon-me-shume-raketa-dy-dite-pas-testit-te-fundit/
Koreja e Veriut lëshon më shumë raketa dy ditë pas testit të fundit
RELATED ARTICLES