Bajpas-i i Vlorës jo vetëm që lehtësoi trafikun gjatë sezonit veror, por nxori në pah pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare. Autoriteti Rrugor Shqiptar organizoi një aktivitet sportiv “Pedalojmë bajpas-in e Vlorës” me çiklistat e Klubit të Tiranës, që përshkuan me biçikleta një nga rrugët më panoramike të Shqipërisë, eksperiencë kjo unike dhe e paharrueshme. Bajpas-i i Vlorës një vepër shumë komplekse, por dhe e rëndësishme për zhvillimin turistik të vendit, i cili lehtëson aksesin drejt bregdetit të jugut, me gjatësi 29 kilometra, u hap për qarkullimin e automjeteve. Bajpas-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash. Pjesë e projektit janë edhe disa vepra arti.http://ata.gov.al/2022/10/06/bajpas-i-i-vlores-nxori-ne-pah-pamjen-piktoreske-te-rivieres-shqiptare/