Çmimi Nobel 2022 në Kimi iu dha sot danezit Morten Meldal, amerikanes Carolyn Bertozzi dhe bashkatdhetarit të saj Barry Sharpless. Meldal dhe Bertozzi i mundësuan Sharpless-it arritjen jashtëzakonisht të rrallë të fitimit të një Nobeli të dytë. ”Treshja shpërblehet për zhvillimin e kimisë bioortogonale”, njoftoi juria në vendimin e saj. Barry Sharpless, 81 vjeç, është vetëm personi i pestë që fiton dy herë një Nobel. Sharpless ishte i pari që doli me këtë teori. Bertozzi më pas ndërtoi punën për të krijuar reaksionet që funksionojnë në organizmat e gjallë. Kjo punë tani po përdoret për të eksploruar qelizat, për të gjurmuar proceset biologjike dhe për të krijuar mënyra më të mira për të luftuar kancerin.https://ata.gov.al/2022/10/05/stokholm-meldal-bertozzi-dhe-sharpless-marrin-cmimin-nobel-ne-kimi/
Meldal, Bertozzi dhe Sharpless marrin çmimin Nobel në Kimi
RELATED ARTICLES