Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të “Tetorit Rozë” ofron shërbimin e mamografisë së lëvizshme në të gjithë vendin. Kryerja e mamografisë ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe më shumë akses për gratë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Sipas kalendarit të publikuar nga MSHMS, mamografia e lëvizshme ishte e pranishme në Vlorë në 1-2 tetor, në 3-4 tetor në Kamëz, sot në 5 tetor në sheshin Skënderbej, ndërsa në 6-9 tetor do të jetë në Krujë, 10-12 tetor në Fushë Krujë, 13-14 tetor Koplik, 15-17 tetor në Velipojë, 18-20 tetor Vau i dejës, 21-23 tetor Shëngjin, 24-27 tetor Rubik, 28-31 tetor Milot. Po ashtu vajzat dhe gratë do të kenë mundësi të kryejnë mamografinë në 1-9 tetor në Berat, 13-14 tetor në Urën Vajgurore, 10-12 tetor Kuçovëm 15-16 tetor në Poliçan, 17-18 tetor në Çorovodë, 19-20 tetor në Roskovec, 21-22 tetor në Patos, 23-24 tetor në Gramsh, 25-27 tetor në Kavajë, 28-31 tetor në Rrogozhinë. Ndërkohë që kabinetet e mamografisë në institucionet shëndetësore publike, gjatë muajit tetor do ta ofrojnë ekzaminimin e mamografisë së gjirit, nga dita e hënë deri të premte, ora 8:00-18:00 dhe të shtunë, ora 9:00-14:00. Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë. Në Shqipëri gjatë vitit të fundit u diagnostikuan 714 gra me kancer gjiri. Janë më shumë se 5 mijë gra që sot jetojnë me kancer gjiri në vendin tonë. Të dhënat tregojnë se ka një trend në ulje të vdekshmërisë së standardizuar, që lidhet me diagnostikimin e hershëm dhe kryesisht me trajtimin e sëmundjes.https://ata.gov.al/2022/10/05/sherbimi-i-mamografise-se-levizshme-ne-te-gjithe-vendin/
Shërbimi i mamografisë së lëvizshme në të gjithë vendin
RELATED ARTICLES