Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEBashkia LEZHE-Kalaja e Lezhës pa rrugë, s’pret dot vizitorë! Turistët nuk shkojnë...

Bashkia LEZHE-Kalaja e Lezhës pa rrugë, s’pret dot vizitorë! Turistët nuk shkojnë dot në monumentin e kulturës

Autobusët me turistë nuk mund të kalojnë në rrugën që të çon për në Kalanë e Lezhës. E ndërtuar një dekadë më parë rruga është tepër e ngushtë, ndaj në këtë monument kulture, arrijnë të shkojnë më pak se 0,3% e turistëve. Përgjegjësi i Kalasë Ded Margjoni, thotë se nëse rruga do të ishte funksionale numri i turistëve do të ishte 10-fish më i lartë.

Lezha kufizohet në veri me Bashkitë e Vaut të Dejës dhe Pukës, në perëndim me Detin Adriatik, në lindje me Bashkinë e Mirditës dhe në jug me Bashkinë Kurbin. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Lezhës. Sipas Censusit të vitit 2011, Lezha ka 65,633 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 106,245 banorë. Me një sipërfaqe prej 509.1 km2, bashkia e re e Lezhës ka një densitet prej 208.69 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 10 njësi administrative.

Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Lezhë dhe Shëngjin) dhe 65 fshatra. Bashkia e Lezhës shtrihet në pjesën më të madhe në një zonë të ulët dhe bregdetare, me lartësi 5 metra mbi nivelin e detit. Trashëgimia e pasur historike dhe kulturore e bën këtë bashki një destinacion tërheqës për turizmin kulturor. E shtrirë në të dy anët e lumit Drin, e rrethuar nga lagunat Kunë e Vain si dhe nga plazhi i bukur i Shëngjinit, Lezha ofron bukuri natyrore të larmishme dhe mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit jo vetëm brenda territorit të saj, por edhe në një distancë të afërt.

Aktualisht, ekonomia në qytet është e diversifikuar, por mbështetet në tregti dhe shërbime, sektorë që punësojnë numrin më të madh të banorëve të Lezhës. Vitet e fundit, industria e përpunimit të peshkut në rajonin e Lezhës ka njohur investimet më të mëdha në rang vendi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments