Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPunimet në Unazën e Madhe, tjetër rrethrrotullim 

Punimet në Unazën e Madhe, tjetër rrethrrotullim 

Në kantierin e Unazës së Madhe po vijon puna për ndërtimin e urës në segmentin rrugor nga “Bregu i Lumit” te “Bulevardi i Ri”. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ky kantier punimesh, ndërsa informoi se poshtë kësaj ure do të realizohet ndërtimi i një rrethrrotullimi. Sipas kryeministrit, rrethrrotullimi do të bëjë të mundur lidhjen e rrugëve sekondare, si dhe lidhjen me Urën e Paskuqanit, një tjetër arterie që ka lehtësuar ndjeshëm trafikun në Tiranën e madhe. Segmenti i ri, nga sheshi “Shqiponja” tek Bulevardi i Ri, konsiderohet një arterie me ndikim ekonomik e social për banorët e për Tiranën, përveç se lehtëson edhe trafikun. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.http://ata.gov.al/2022/10/04/punimet-ne-unazen-e-madhe-tjeter-rrethrrotullim-qe-do-te-lehtesoje-trafikun/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments