Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI“Bonusi i rijetëzimit”, 40 përfitues

“Bonusi i rijetëzimit”, 40 përfitues

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë njoftoi nisjen e punimeve të restaurimit në kuadër të “Bonusit të rijetëzimit”. Punimet kanë nisur në banesën e Beqo Zenunit, Monument Kulture, Kategoria I. Prej rreth 40 përfituesve në gjithë Shqipërinë, që përfituan nga thirrja e Ministrisë së Kulturës, për përfitimin e skemës së bashkëfinancimit të projekteve të restaurimit/konsolidimit/rijetëzimit, pas lidhjes së kontratave përkatëse me Ministrinë, tashmë ka filluar edhe faza e zbatimit të punimeve në terren. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe i miratuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, konsiston kryesisht në ndërhyrje për çatinë e banesës, çmontimin e saj, konsolidimin e kreut të murit, rindërtimin e tavanit prej druri, zëvendësimin e trarëve dhe tjegullave, ndërhyrje të cilat, ndikojnë drejtpërsëdrejti në ruajtjen dhe mbrojtjen e këtij monumenti por edhe të trashëgimisë kulturore e historike që mbart kjo banesë.http://ata.gov.al/2022/10/04/bonusi-i-rijetezimit-40-perfitues-per-restaurimin-e-monumenteve-te-kultures/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments