Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim në MAS ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann. Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit. Ministrja Kushi shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për projektet “EU4Schools”, “EU4InclusiveEducation” dhe programin ErasmusPlus. “Shpreha mirënjohjen tonë për projektet “EU4Schools”, “EU4InclusiveEducation”, programin ErasmusPlus, si dhe kontributin me vlerë në procesin e ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare”, theksoi Kushi, në një postim në rrjetet sociale.http://ata.gov.al/2022/10/04/kushi-pret-hohmann-projekte-te-perbashketa-ne-fushen-e-arsimit/
Hohmann: Projekte të përbashkëta në fushën e arsimit
RELATED ARTICLES