Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Përmes një komunikatë për media nga bordi i AKP-së, bëhet e ditur se bordi shqyrtoi raportin mujor të Menaxhmentit për periudhën paraprake duke përfshirë raportin mujor për NSH Brezovica e cila është nën administrim direkt. “Gjatë kësaj mbledhje Bordi miratoi listën e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim për vendosje në tender publik përmes shitjes së aseteve ne likuidim (SHAL) 60, e cila ka gjithsej 36 asete. Gjithashtu, shqyrtoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 58”, thuhet në komunikatë. Bordi, po ashtu sipas komunikatës, shqyrtoi dhe miratoi raportin e komisionit të banesave me gjithsejtë 31 kërkesa, miratoi raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të listave të punëtoreve të NSH “Bankkos” në Prishtinë (PRN125), NSH “Rilindja- Revistat” në Prishtinë (PRN074), NSH “Rilindja-Botuese” në Prishtinë (PRN181) dhe NSH “Zëri i Rinisë” në Prishtinë (PRN182). “Bordi gjithashtu miratoi shfrytëzimin e mjeteve të mjaftueshme nga tarifa administrative e AKP-së për nevoja të NSH Inex në Brezovicë për përgatitjen e sezonit të ardhshëm. Bordi aprovoi kërkesën e KEDS për kryerjen e punimeve brenda oborrit të NSh Jatex Gjakovë për rekonstruktimin e rrjetit të tensionit të mesëm 10 KV. Bordi aprovoi raportin e shpërndarjes për kreditorët për NSh “Fabrika e Letrës, Kartuqit dhe Ambalazhit” PRN022, Lipjan dhe raportet për 10 heqje dorë nga asetet në likuidim”, thuhet në fund të komunikatës.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618922