Menjëherë pas publikimit të lajmit se nuk do të ekzekutohen pagat për grevistët ka reaguar Këshilli i Prindërve. Ky Këshill ka kërkuar nga Qeveria që të bëjë ekzekutimin e plotë të pagave të mësimdhënësve dhe atë pa vonesë. “Si Këshill i Prindërve kemi avokuar, arsyetuar dhe deklaruar gjithnjë në të drejtën kushtetuese dhe njerëzore të fëmijëve tanë për përkujdesje, edukim dhe arsimim publik të pamohueshëm nga askush”, shkruan në reagimin e këtij këshilli. Sipas tyre, kundërshtimi kryesor i tyre ndërlidhet me të drejtën monopolizuese të SBASHK për të “mbyllur” e “hapur” shkollat sipas vlerësimeve të pak individëve dhe në dëm të plotë ndaj fëmijëve e prindërve. “Por asnjëherë nuk jemi dakord që ne të krijojmë një situatë edhe më të rëndë (sesa vetë greva) dhe të gjithë ata mësimdhënës të ngelen pa paga për diçka që shteti i Kosovës e ka pranuar vazhdimisht të mirëqenë dhe asnjëherë nuk iu është ndaluar paga”, shkruan në reagim, sipas të cilit,-“Grevat në arsimin e obligueshëm duhet të rregullohen me ligj dhe jo me forma të tjera ‘disiplinimi”. Për këtë arsye, Këshilli i Prindërve i Kosovës i bën thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës të bëjnë ekzekutimin e plotë të pagave të mësimdhënësve pa vonesë. “Nëse nuk mund ta bëni më mirë arsimin – së paku mos e bëni më keq! Na lini të kthehemi në normalitet!”.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618908
Këshilli i Prindërve kërkon që të ekzekutohen pagat e mësimdhënësve
RELATED ARTICLES