Sunday, November 17, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia ndërpret furnizimin më gaz për Italinë

Rusia ndërpret furnizimin më gaz për Italinë

Sipas ndërmarrjes italiane Eni, Rusia ka ndërprerë përkohësisht dërgesat e gazit në vendin mesdhetar. Kompania ruse Gazprom njoftoi Eni-n se nuk mund të furnizojë më gaz përmes Austrisë. Gazi rus mbërrin normalisht dhe shpërndahet nga qyteti kufitar italo-austriak Tarvisio. Një zëdhënës i Eni theksoi se Gazprom kishte thënë se nuk mund t’a furnizonte më përmes Austrisë. Megjithatë, sipas informacioneve nga Eni, Austria vazhdon të marrë gazin rus, shtoi zëdhënësi. Deri në shpërthimin e luftës në Ukrainë, Italia kishte marrë rreth 40% të gazit të saj nga Rusia. Më pas, qeveria e Romës dhe Eni, pjesërisht në pronësi të shtetit, lidhën marrëveshje me disa vende të tjera, si Algjeria, për të minimizuar varësinë nga Moska.https://ata.gov.al/2022/10/01/rome-eni-rusia-nderpret-furnizimin-me-gaz-per-italine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments