Franca do të vendosë sërish në punë sot një termocentral me qymyr, në verilindje të Saint-Avoldit, për shkak të krizës energjetike dhe dështimit të shumë termocentraleve bërthamore. Termocentrali ”Emile-Huchet” u hoq nga rrjeti në fund të marsit. Tani, ai do të prodhojë sërish energji, vendosi Ministria Franceze e Energjisë, por fillimisht funksionimi i tij do të kufizohet deri në fund të vitit 2023. Rreth 70 punonjës që u pushuan nga puna pranuan të kthehen në punët e tyre me rritje pagash. Përveç ”Emile-Huchet”, termocentrali ”Cordemais” në Francën Perëndimore është i vetmi central tjetër me qymyr ende aktiv në vend. Përpara mbylljes së tij, termocentrali ”Emile-Huchet” kishte djegur qymyr të importuar nga Rusia për të mbuluar nevojat për energji elektrike. Tani qymyri do të sillet kryesisht nga Kolumbia, SHBA dhe Afrika e Jugut. Franca është në rrezik të mbetet pa energji elektrike këtë dimër, sepse gjysma e 56 termocentraleve të saj bërthamore janë jashtë rrjetit për mirëmbajtje dhe inspektime. Qeveria i ka bërë presion kompanisë së energjisë elektrike EDF që të gjithë reaktorët të funksionojnë deri në dimër, por mbetet e hapur nëse kjo do të jetë e mundur. ”Ambientalistët kanë protestuar tashmë disa herë kundër rifillimit të termocentralit”, raportoi gazeta ”Le Républicain Lorrain”.http://ata.gov.al/2022/10/01/franc-kriza-energjetike-detyron-rifillimin-e-punes-te-termocentraleve-me-qymyr/
Kriza energjetike detyron rifillimin e punës së termocentraleve me qymyr
RELATED ARTICLES