Bashkimi Evropian është në një luftë energjetike me Rusinë, tha ministri çek i Industrisë Jozef Sikela përpara një takimi emergjent të ministrave të Energjisë të BE-së, në Bruksel. “Beteja vendimtare do të jetë këtë dimër”, tha Sikela, i cili do të kryesojë bisedimet për krizën energjetike. Ministrat pritet të marrin vendime për objektivat e reduktimit të kërkesës dhe tarifat e papritura për të lehtësuar shqetësimet e konsumatorëve për rritjen e çmimeve të energjisë. “Nuk duhet të ndalemi këtu. Komisioni Evropian duhet të paraqesë edhe propozime shtesë. Dimri po vjen dhe ne duhet të veprojmë”, theksoi Sikela.http://ata.gov.al/2022/09/30/bruksel-sikela-ky-dimer-beteje-vendimtare-ne-luften-energjetike/