Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBanka e Shqipërisë: Çmimet e banesave, rritje rekord me 39% në gjysmën...

Banka e Shqipërisë: Çmimet e banesave, rritje rekord me 39% në gjysmën e parë të këtij viti

Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit i 2022 është rritur me 28.4% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij. Në raport me periudhën bazë, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%. Rritja e 6-mujorit të parë të vitit u përcaktua sidomos nga rritja e vëllimit të shitjeve të kryera në zonën e Tiranës, e cila përfshin qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit. Indeksi i çmimeve për shitjet në kryeqytet regjistroi një rritje prej 28.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe rreth 40% ndaj një viti më parë. Sipas agjentëve, rritja e çmimeve ka ardhur nga rritja e kërkesës dhe e kostove të ndërtimit. Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ka rënë lehtë në një mesatare prej 10.8 muajsh. Për Tiranën, subjektet e intervistuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 9.7 muajsh, por kjo vlerë shënoi rritje të lehtë nga një gjashtëmujor më parë. Për zonën e bregdetit, koha e shitjes është zvogëluar në mënyrë të ndjeshme, duke rënë nga 11 në 6 muaj. Koha e shitjes së pronave në zonat e tjera ka qëndruar pothuajse e pandryshuar në 13.1 muaj. Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, rreth gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në shumicën dërrmuese të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.https://lajme.rtsh.al/artikull/banka-e-shqiperise-cmimet-e-banesave-rritje-rekord-me-39-ne-gjysmen-e-pare-te-ketij-viti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments