Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEFuqizimi i rolit të të rinjve, mblidhet Bordi Këshillimor

Fuqizimi i rolit të të rinjve, mblidhet Bordi Këshillimor

Bordi Shqiptar Këshillimor ka zhvilluar mbledhjen e parë për projektin rajonal të fuqizimit të rolit të të rinjve. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi së bashku me koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, drejtoi mbledhjen e parë të Bordit Shqiptar Këshillimor për zbatimin e projektit rajonal “Fuqizimi i rolit të të rinjve për promovimin e mirëkuptimit reciprok, narrativës konstruktive, respektit për diversitetin dhe rritjes së besimit, në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi”. Muzhaqi u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, “tashmë Shqipëria i ka hedhur hapat e para në këtë projekt, produkti i të cilit ishte edhe kampi veror “Rinia Vendos” që u mbajt në gusht të këtij viti me anëtarët e Këshillave Vendor Rinor”. “E lumtur të kontribuojmë akoma më tepër, bashkë me partnerët tanë nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara, UNFPA-ja, UNDP-ja, UN Women dhe UNESCO”, theksoi Muzhaqi.https://ata.gov.al/2022/09/29/fuqizimi-i-rolit-te-te-rinjve-mblidhet-bordi-keshillimor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments