Kukësi ka tashmë fushën e parë stërvitore në krah të stadiumit “Kukës Arena”. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga fusha e re ku thekson se ajo do t’i shërbejë ekipeve që duan të zhvillojnë faza përgatitore. “Mirëmëngjes dhe me projektin e mbështetjes së futbollit kukësian, që ka vijuar me fushën e parë stërvitore në krah të “Kukës Arena”, e cila do t’i shërbejë ekipeve zinxhir, po edhe miqve që do të duan të bëjnë faza përgatitore në klimën fantastike të Kukësit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. “Kukës Arena” është një tjetër projekt i premtuar nga qeveria shqiptare, i cili u ndërtua sipas parametrave të UEFA-s. Impianti i ri sportiv në veri të vendit ka 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij janë dhe ambientet akomoduese. Në këtë stadium zhvillohen ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që është sipas standardeve më të mira, i pajisur me një sallë konferencash për 80 persona, dhomën e delegatëve të UEFA-s me të gjitha standardet, dhomat e veshjeve etj.https://ata.gov.al/2022/09/29/rama-fusha-e-pare-stervitore-ne-krah-te-kukes-arena/
Fusha e parë stërvitore në krah të “Kukës Arena”
RELATED ARTICLES