Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInvestimet e huaja për 6-mujorin, kryeson Italia

Investimet e huaja për 6-mujorin, kryeson Italia

Italia renditet si investitori kryesor i huaj në Shqipëri për 6-mujorin e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 6-mujorin e parë të 2022, investimet italiane regjistruan vlerën 75 milionë euro, me rritje 12.5% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Rritja e investimeve italiane u përqendruara kryesisht në tremujorin e dytë të vitit, ku flukset arritën vlerën e 45 milionë eurove, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas BSH-së, Holanda mbetet ndër investitorët kryesorë në Shqipëri edhe këtë vit, megjithëse në rënie krahasuar me vitin e kaluar. Investimet holandeze për 6-mujorin kishin vlerën e 70 milionë eurove, 34% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.https://ata.gov.al/2022/09/29/investimet-e-huaja-per-6-mujorin-kryeson-italia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments