Qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane nëpërmjet GIZ/ProSEED po mbështet zhvillimin e 15 projekteve të ndryshme, kreative dhe inovative, për të gjitha grupmoshat dhe publikun e gjerë, të cilat do të mbahen në 8 qytete dhe mbi 15 njësi admnistrative të Shqipërisë, me fokus promovimin e aftësive dhe sjelljeve të gjelbra dhe kthimin e tyre në një praktikë të përditshme nga secili prej nesh. Kjo nismë vjen në funksion të objektivave europiane për përvetësimin e praktikave të gjelbra dhe njohurive digjitale nga të rinjtë e të rejat pjesë e arsimit profesional e kudo tjetër, dhe përgatitjen e tyre për kërkesat e tregut të punës dhe ekonomisë së të ardhmes. European Green Deal është një seri dokumentesh politikë të aprovuar nga Komisioni Evropian në vitin 2020, për të kapërcyer rreziqet dhe ndryshime klimaterike në botë. Këto dokumente janë kthyer në prioritet edhe për qeverinë. Ekonomia e gjelbër do të sjellë ndryshime në aspektin e aftësive dhe atë të kërkesave të tregut të punës. Tranzicioni drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe eficiente kërkon që të minimizohet hendeku midis ofertës dhe kërkesës në aspektin e aftësive dhe vendeve të punës. Në serinë e masave që po ndërmerren në këtë kuadër, me mbështetjen e programit GIZ ProSEED, të financuar nga Qeveria gjermane dhe të zbatuar nga GIZ Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, nën kornizën e fit4green janë konceptuar dhe po zbatohen një seri aktivitetesh të cilat kanë si qëllim ndërgjegjësimin e individëve për të pasur dijet, vlerat, aftësitë dhe qëndrimet e nevojshme, për të rritur mundësitë e punësimit.https://ata.gov.al/2022/09/28/idete-e-gjelbra-mbeshtetje-15-projekteve-ne-8-bashki-te-vendit/
Idetë e gjelbra, mbështetje 15 projekteve në 8 bashki të vendit
RELATED ARTICLES