Tuesday, July 1, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIMSHMS: 63 të infektuar dhe asnjë humbje jete 

MSHMS: 63 të infektuar dhe asnjë humbje jete 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 63 qytetarë. Rastet pozitive janë në këto bashki: 36 në Tiranë, 4 në Lushnjë, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Elbasan. Në gjithë vendin janë 512 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht, në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me COVID-19. MSHMS informoi se janë shëruar 65 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,882 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.https://ata.gov.al/2022/09/28/covid-19-mshms-63-te-infektuar-dhe-asnje-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments