Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 79 raste të reja me COVID-19 dhe ansjë humbje jete. Nga 808 testime të kryera rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 24 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 4 qytetarë në Fier, Korçë, Devoll, Berat, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Pukë, Vlorë, Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Krujë, Kavajë, Dibër, Mat, Klos, Mallakastër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Kuçovë. Në të gjithë vendin janë 514 qytetarë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë.https://lajme.rtsh.al/artikull/covid-19-79-raste-te-reja-dhe-asnje-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit
COVID/79 raste të reja dhe asnjë humbje jete
RELATED ARTICLES