Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministrja e Brendshme Nancy Faeser rezultuan pozitive me koronavirus. ”64-vjeçari Scholz ka simptoma të lehta dhe shkoi në izolim menjëherë pasi mësoi për rezultatin”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit. “Covid më kapi për herë të parë. Virusi mbetet tinëzar. Kujdesuni për veten këtë vjeshtë!”, shkruajti Faeser në Twitter. Faeser duhej të merrte pjesë në një takim të përbashkët të ministrave të Brendshëm dhe të drejtësisë të 16 shteteve gjermane në Mynih këtë të martë, por tani ajo do të përfaqësohet nga një Sekretar i Shtetit.https://ata.gov.al/2022/09/26/covid-19-infektohen-kancelari-scholz-dhe-ministrja-e-brendshme-faeser/
Infektohen kancelari Scholz dhe ministrja e Brendshme Faeser
RELATED ARTICLES