Kryetari komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka takuar ministren e MINT, Rozeta Hajdari, me të cilën kanë bashkëbiseduar për investimet në Zonën Ekonomike, Parkun Industrial në Opterushë. Kështu ka njoftuar komuna e Rahovecit. Ministrja Hajdari mori konfirmimin, se MINT do ta përkrahë me 1,5 milionë euro këtë projekt të rëndësishëm për biznese, zhvillim ekonomik dhe punësim. Pra, sipas marrëveshjes së mirëkuptimit për bashkëfinancim, të nënshkruar me MINT, kjo ministri përkrah me 1,5 milionë euro, ndërsa komuna e Rahovecit me 300 mijë euro. Ky investim kap vlerën, gjithsej 1,8 milionë euro. “Komuna e Rahovecit është zonë e rëndësishme ekonomike, agrare dhe industriale, e cila sjell përfitime financiare për qytetarët tanë si dhe për buxhetin e Republikës së Kosovës. Prandaj, konsiderojmë se investimet në zonën ekonomike, Parkun Industrial në Opterushë, janë hap i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.https://ata.gov.al/2022/09/26/mint-15-milione-euro-per-parkun-industrial-ne-opterushe/
1,5 milionë euro për Parkun Industrial në Opterushë
RELATED ARTICLES