Ujërat termale të “Sarandoporit” pak minuta larg nga qyteti i Leskovikut, janë kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik. “Burimet Termale Sarandoporo”, monumenti i natyrës, gjendet pranë fshatit Kuqesh të Leskovikut në rrethin e Kolonjës, buzë lumit Sarandoporës që është një degëzim i Vjosës. Ishte Lord Bajroni i cili përhapi famën e këtyre burimeve duke i quajtur ato si “Uji Çudibërës”. Janë dy burime të mëdha dhe 40 burime të vegjël me vlera kurative mes peizazhit të bukur natyror që rrjedhin mes shkëmbinjve në formë guvash. Përveçse një atraksion turistik shumë i veçantë për të apasionuarit e natyrës, këto burime kanë elementë shumë të pasur kurativë nga karakteristikat gjeologjike e hidrologjike që shfrytëzohen nga vendas e turistë të huaj në të ashtuquajturat vaska termale. Vendi shtrihet përgjatë një kanioni rreth 200 metra i gjatë, mbi një luginë të rrethuar nga një peizazh natyror me florë dhe faunë të pasur. Temperatura e ujërave termalë, 430 metra mbi nivelin e detit shkon nga 29 – 40°C dhe janë kurative për reumatizmën. Lugina e lumit Sarandaporo dhe burimit termal përbëjnë me të vërtetë një dekor çlodhës për çdo turistët dhe çdo vizitorë të këtij burimi, ndërsa Mali i Melesinit i cili qëndron si kështjellë mbi qytetin e Leskovikut, befason këdo që e sheh atë për herë të parë.https://ata.gov.al/2022/09/24/ujerat-termale-te-leskovikut-destinacion-me-vlera-turistike-e-kurative/
Ujërat termale të Leskovikut
RELATED ARTICLES