Thursday, July 3, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESpanja, mbështetje për procesin e integrimit

Spanja, mbështetje për procesin e integrimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim pune senatorin spanjoll Josè Cepeda. Cepeda ndodhet në Shqipëri, si mik i vendit tonë dhe i Kuvendit, por edhe në kuadrin e përgatitjeve për hartimin e raportit të Unionit Parlamentar Ndërparlamentar mbi sigurinë kibernetike. Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit e Senatit të Spanjës. Nikolla i shprehu senatorit Cepeda mirënjohjen për mbështetjen e vendosur të Spanjës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë zhvillimit të negociatave. Nikolla dhe Cepeda përcaktuan rritjen e mbrojtjes dhe të sigurisë kibernetike si një prioritet të bashkëpunimit parlamentar me Spanjën. Kryetarja Nikolla dhe senatori Cepeda diskutuan edhe për prioritetet e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Unionit Parlamentar Ndërparlamentar.https://ata.gov.al/2022/09/23/spanja-mbeshtetje-per-procesin-e-integrimit-evropian-te-shqiperise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments