Fuqizimi i kapaciteteve dhe zbatimi i masave për zhvillimin e qëndrueshëm pranë hidrocentraleve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, ishin në fokus të seminarit të organizuar nga International Hydropower Association (IHA) me mbështetjen financiare të Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Përfaqësues të IHA-s dhe specialistë të KESH-it diskutuan edhe mbi aplikimin e metodave të qëndrueshmërisë së hidroenergjisë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri të ditur se fokus i veçantë iu kushtua dhe studimit që kompania “Bechtel” po kryen për projektin “Skavica”. Një vit më parë, në Tiranë u nënshkrua kontrata për fazën e parë të projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, midis Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), si dhe kompanisë “Bechtel”. Faza e parë e projektit përfshin punën përgatitore për kryerjen e studimeve, atij ambiental, teknik e social, për të kaluar më pas në fazën e dytë që është ndërtimi i HEC-it të dhe zgjat 18 muaj. Pas dorëzimit të studimit hapet rrugën për të kaluar në fazën e dytë që është kontrata e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Ndërtimi i HEC-it të Skavicës, është një projekt i hershëm, i cili jo vetëm do të përmbushë kërkesat e tregut shqiptar sa i takon prodhimit të energjisë, por do t’i japë mundësi vendit për t’u kthyer edhe në një eksportues të energjisë së rinovueshme. Sipas planit, Skavica pritet të nis prodhimin e energjisë në vitin 2028, me 210 megavat prodhim. Ekspertët thonë se ky HEC nuk ka vetëm prodhimin e saj, por ai optimizon kaskadën me më shumë se 900 gigavat.https://ata.gov.al/2022/09/23/iha-dhe-seco-mbeshtetje-per-zhvillimin-e-qendrueshem-prane-hec-eve/