Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVon der Leyen paralajmëron pasoja për partitë e djathta italiane

Von der Leyen paralajmëron pasoja për partitë e djathta italiane

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen la të nënkuptohet për pasoja për Italinë, nëse partitë e krahut të djathtë të vendit shkelin parimet demokratike në rast të fitores së zgjedhjeve parlamentare të së dielës së ardhshme. Në Universitetin Amerikan të Princeton, politikania iu përgjigj pyetjes së një studenti nëse ajo ishte e shqetësuar për zgjedhjet në Itali, nën dritën e disa prej lidhjeve të kandidatëve me presidentin rus Vladimir Putin. “Nëse gjërat shkojnë në një drejtim të vështirë, unë kam folur tashmë për Hungarinë dhe Poloninë, atëherë ne kemi mjetet e duhura”, tha ajo. Zyra e Von der Leyen ka nisur tashmë një sërë të ashtuquajturave procedura të shkeljes kundër të dy vendeve dhe gjithashtu ka paraqitur ankesa në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Matteo Salvini, kreu i partisë populiste të së djathtës ekstreme Lega, reagoi me indinjatë ndaj komentit të Von der Leyen, duke e quajtur atë “një kërcënim të kotë”.https://ata.gov.al/2022/09/23/bruksel-von-der-leyen-paralajmeron-pasoja-per-partite-e-djathta-italiane/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments