Saturday, July 5, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIProteina SGLT2 rrezikon dështimin e zemrës

Proteina SGLT2 rrezikon dështimin e zemrës

Proteina SGLT2 është e pranishme në qelizat e zemrës dhe rritet në pacientët me diabet. Përgjegjëse për mungesën e efikasitetit energjetik të zemrës, kjo proteinë lehtëson zhvillimin e dështimit të zemrës, sipas një kërkimi të kryer nga Raffaele Marfella i universitetit Vanvitelli dhe Ciro Maiello i spitalit Monaldi, i botuar në revistën shkencore Pharmacological Research. Studimi i cili u krye si në biopsi kardiake të 67 pacientëve të transplantuar në zemër, ashtu edhe në kulturat qelizore të kardiomiociteve të humanizuara, ka demonstruar praninë e SGLT2 duke hapur kështu skenarë të rinj për efikasitetin e terapive. ”Kohët e fundit prova të shumta farmakologjike kishin treguar se frenuesit e kësaj proteine ​​(glifozina), përveç përmirësimit të kompensimit metabolik te diabetikët, ishin në gjendje të përmirësonin performancën kardiake duke ulur rrezikun e dështimit të zemrës te pacientët me dhe pa diabet, por nuk ishte e qartë se si veprojnë këto barna në zemër. Megjithatë sot kemi një tablo më të qartë”, shpjegon Raffaele Marfella, profesor në Universitetin Vanvitelli. Studimi tregon jo vetëm praninë e proteinës SGLT2 në qelizat e zemrës, përqendrimi i së cilës theksohet nga hiperglicemia, por gjithashtu se aftësia për të rritur përdorimin e glukozës, por jo atë të lipideve në qelizat e zemrës, duhet të konsiderohet si një mekanizëm që redukton eficiencën e energjisë dhe rrjedhimisht kapacitetin kontraktues të këtyre qelizave.https://ata.gov.al/2022/09/23/studimi-proteina-sglt2-rrezikon-deshtimin-e-zemres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments