Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 625 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-47 qytetarë. Sipas MSHMS, rastet e reja rezultuan në këto bashki: 17 qytetarë në Tiranë, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, nga 3 qytetarë në Fier, Dimal, nga 2 qytetarë në Durrës, Dibër, Vlorë, nga 1 qytetar në Fushë-Arrëz, Lezhë, Krujë, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Patos, Lushnjë, Selenicë. “Janë 678 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria. Ministria bën të ditur se, “janë shëruar 176 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë”.https://ata.gov.al/2022/09/23/mshms-47-te-infektuar-me-covid-19-dhe-nje-humbje-jete/