Prefekti i Qarkut Tiranë, Afrim Qëndro zhvilloi një takim me anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes Civile dhe drejtues të Shërbimit Zjarrfikës, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera vendore në qarkun Tiranë. Në qendër të takimit ishte koordinimi i domosdoshëm që duhet treguar përgjatë stinës së vjeshtës dhe më pas dimrit për t’i paraprirë çdo situate emergjente, duke parë përvojën e mirë nga stina e verës në përballimin me sukses të emergjencës së shkaktuar nga zjarret. “Duhet një kujdes i veçantë sidomos për digat e liqeneve dhe rezervuarëve, sistemimin e përrenjve dhe zonave të tjera problematike nga vërshimi i ujërave”, theksoi Qëndro. “Çdo bashki duhet të ketë gati një plan masash për ndërhyrjet në çdo rast nevoje. Mbi këtë përvojë të kemi gatishmërinë dhe koordinimin e duhur përgjatë vjeshtës dhe dimrit”, u shpreh Qëndro në një postim në rrjetet sociale.https://ata.gov.al/2022/09/22/qendro-koordinim-per-ti-paraprire-cdo-situate-emergjente/
Koordinim për t’i paraprirë çdo situate emergjente
RELATED ARTICLES