Nga ShSKUK-ja thonë se vonesat me furnizimin me barna janë bërë përkundër kontratave të lidhura. Publikimi i listës me emra sipas tyre po bëhet me qëllim të transparencës. “Me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit saktë dhe të drejt, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar e Kosovës, ka vendosur të bëjë publike listën e kompanive farmaceutike të cilat kanë bërë vonesa në furnizim me barna dhe material shpenzues, përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK-në”, thuhet në njoftimin e këtij shërbimi. Aty thuhet se të gjitha këto kompani, janë trajtuar sipas Ligjit të Prokurimit Publik, duke u gjobitur për vonesat. Po ashtu është publikuar edhe lista me produktet që janë në mungesë, e për të cilat ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por nuk ka pasur ofertues.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=617714
ShSKUK publikon listën e kompanive që vonuan furnizimin me barna
RELATED ARTICLES