Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPunëtorët shëndetësorë , kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët shëndetësorë , kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët shëndetësorë kanë protestuar sot para Qendrës Emergjente në shenjë pakënaqësie me pagat e tyre. Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shëndetësisë, Xhemajl Selmani, ka thënë se kërkesa e mantelbardhëve duhet të plotësohet, para atij të ligjit për paga. në këtë protestë e cila ishte simbolike ata paraqiten tri kërkesa. E para është për rritje pagash per 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave, pastaj rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit. “Miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023”, tha Selmani, duke paraqitur kërkesen e tretë. Sipas tij, këto kërkesa adresohen me arsyetimin për shkak se pagat nuk janë rritur as sipas rrijes ekonomike që nga viti 2014 dhe se rritja e inflacionit mbi 19%, ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore. Aktualisht në gervë të përgjithshme është sistemi arsimor në vend dhe ai i administratës publike.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=617715

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments