Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRriten eksportet drejt Greqisë

Rriten eksportet drejt Greqisë

Eksportet drejt Greqisë kanë njohur rritje të ndjeshme gjatë 8-mujorit janar-gusht të këtij viti. Sipas raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave, eksportet llogariten gati 18 miliardë lekë, nga rreth 13.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlerën më të lartë të eksporteve e shënuan grupet “materiale ndërtimi dhe metale”, vlera e të cilit llogaritet 3.8 miliardë lekë, ndjekur nga grupi “tekstile dhe këpucë” vlera e të cilit llogaritet po 3.8 miliardë lekë. Ndërkohë, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-gusht arritën gati 49 miliardë lekë, kur një vit më parë (2021) u importuan 36.5 miliardë lekë. Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan”, i ndjekur nga grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, ndërsa vlera e importeve të grupit “materiale ndërtimi dhe metale”, llogaritet 7.3 miliardë lekë. Referuar të dhënave, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë 8-mujorit zunë 7.1 % të totalit të gjithë tregtisë.http://ata.gov.al/2022/09/22/rriten-eksportet-drejt-greqise-kryesojne-materialet-e-ndertimit-dhe-tekstilet-2/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments