Fuqitë hapësinore Rusia dhe SHBA do të fluturojnë së bashku sot nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS), misioni i parë i përbashkët që nga pushtimi i Moskës në Ukrainë. Në bordin e kapsulës Soyuz do të jenë kozmonautët Sergei Prokopyev dhe Dmitry Petelin, si dhe astronauti i NASA-s Frank Rubio. Ata janë planifikuar të nisen në orën 18:54 (1354 GMT) nga kozmodromi rus i Baikonur në stepat e Kazakistanit në Azinë Qendrore. Fluturimi drejt postës njerëzore në orbitë do të zgjasë tre orë. Treshja pritet të kalojë gjashtë muaj atje. Duke folur disa javë më parë, Rubio e quajti atë “një mision tepër të rëndësishëm” dhe tha se u bë “mik i mirë me shokët e tij të ekuipazhit rusë’’. Rubio e quajti bashkëpunimin midis NASA-s dhe agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos “të mirë dhe të fortë”, pavarësisht tensioneve në rritje midis Moskës dhe Uashingtonit’’. Rusia ankohet se sanksionet e vendosura nga SHBA dhe BE po pengojnë punën e saj hapësinore, duke përfshirë prodhimin e raketave, të cilat gjithashtu kanë aplikime ushtarake. http://ata.gov.al/2022/09/21/shba-dhe-rusia-fluturojne-se-bashku-pavaresisht-tensioneve/