Një hapësirë e re i është kthyer Vlorës me rikonceptimin e Sheshit të Flamurit, ndërtimin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të rrugës Transballkanike me detin. Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale një fotografi të publikuar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” të Parkut të ri të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorën e Rilindur. Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës. Parku i Shtëpisë së Pavarësisë ka marrë jetë në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.http://ata.gov.al/2022/09/21/rama-ndan-foto-nga-parku-i-shtepise-se-pavaresise-ne-vlore/