Ndryshe nga vitet e kaluara, ky vit i ri arsimor tregoi interes në rritje për ndjekjen e studimeve profesionale në qarkun Elbasan. Në shkollën ‘Mihal Shahini’ në Cërrik për vitin arsimor 2021-2022, 40 nxënës nga 7 bashkiktë e qarkut Elbasan, u regjistruan në vitin e parë. Drejtoresha e kësaj shkolle Erina Disho thotë se në këtë vit nxënësit treguan interes për degët Agronomi dhe Veterinari, me program të specializuar në këto degë. Kjo shkollë synon të hapë edhe një degë të re, atë të Teknologjisë Ushqimore, një mundësi e shtuar për nxënësit. Gjatë muajit tetor, drejtoria e shkollës ‘Mihal Shahini’ pritet të lidhë kontrata me bizneset e zonës, për zhvillimin e praktikave mësimore dhe aftësimin e nxënësve të saj për tregun e punës.https://lajme.rtsh.al/artikull/arsimi-profesional-ne-elbasan-shkolla-mihal-shahini-terheq-nxenesit-
Elbasan, shkolla ‘Mihal Shahini’ tërheq nxënësit
RELATED ARTICLES