Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, problemet që kanë dalë në pah në Universitetin “Eqerem Cabej” në Gjirokastër janë të njëjta. Ndonëse ky institucion ka hequr tarifën e shkollës së lartë për Mësuesinë, sërish qasja e studentëve është në nivel të pakënaqshëm. Në universitetin e Gjirokastrës, gjatë këtij raundi në të gjitha degët e mësuesisë u regjistruan vetëm 65 kandidatë. Zëvendësrektor i Universitetit “Eqrem Çabej”, Jaho Cano thotë se nëse ecim me këtë ritëm, do të ketë vakanca për mësues vitet pasues. Këtë vit Ministria e Arsimit, vendosi uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5 për ata studentë që do të ndjekin këto degë, por nuk do të bëhen mësues, ndërsa ruajti notën 7.5-ën për mësuesit e ardhshëm. Edhe pse të vënë përballë riskut të cilësisë, Cana thotë se ky kriter duhet riparë. Universiteti i Gjirokastrës ka përjashtuar nga tarifa e studimit, studentët e mësuesisë, por duket, se pak ndikim ka patur kjo nismë.https://lajme.rtsh.al/artikull/-mesuesia-universiteti-i-gjirokastres-te-hiqet-kriteri-i-mesatares