Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE1.1 miliardë euro për të luftuar kostot e energjisë

1.1 miliardë euro për të luftuar kostot e energjisë

Qeveria greke planifikon të thithë deri në 90% të inflacionit në faturat e energjisë elektrike dhe gazit të qytetarëve të saj në tetor. ”Ndihma mund të arrijë në 436 euro (432 dollarë) për megavat orë dhe të mbulojë rreth 90 përqind të familjeve greke”, theksoi ministri i Energjisë Kostas Skrekas. Nga qytetarët kërkohet edhe kursimi i energjisë. Ata që konsumojnë 15% më pak këtë tetor se një vit më parë do të marrin 50 euro më shumë për megavat orë të konsumuar. Deri në 1.1 miliardë euro janë ndarë për paketën e re të ndihmës, me vetëm 100 milionë euro të ardhura nga buxheti i shtetit. Pjesa tjetër do të financohet nga taksat e jashtëzakonshme për kompanitë e energjisë. Greqia vendosi taksat e reja në maj. Deri në njoftimin e mëtejshëm, kompanitë e energjisë duhet të paguajnë taksë 90% për të gjitha fitimet mbi mesataren e vitit 2021.https://ata.gov.al/2022/09/21/fokus-greqia-akordon-1-1-miliarde-euro-per-te-luftuar-kostot-e-energjise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments