Ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit së fundmi mbështetën dhe trajnuan Forcat e Armatosura Shqiptare gjatë stërvitjes kritike për vlerësimin e gatishmërisë luftarake nga NATO, bëri të ditur sot ambasada e SHBA në Tiranë. “Ishte shumë e rëndësishme që të kishim Shtetet e Bashkuara këtu, Brigadën e Ndihmës së Forcave të Sigurisë dhe atë të Nju Xhersit së bashku, sepse ne i bëmë të gjitha me këtë ekip”, tha majori shqiptar Enerjol Harka, oficer drejtues me batalionin e 2-të. “Ata të gjithë na trajnuan dhe na dhanë përvojën e tyre dhe nëse ia dolëm me sukses, ishte falë tyre. Këto janë marrëdhëniet më të mira që mund të kemi”, vijoi ai. Garda Kombëtare e Nju Xhersit bashkëpunon me Shqipërinë prej më shumë se 20 vjetësh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror të Byrosë së Gardës Kombëtare të Departamentit të Mbrojtjes.https://ata.gov.al/2022/09/21/garda-kombetare-e-nju-xhersit-mbeshtetje-forcave-te-armatosura/