Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane u mblodh së fundmi për të zgjedhur presidentin e ri, si pjesë e procesit të tyre vjetor zgjedhor. Këshilli Rinor ndoqi një model transparence ku kandidatët paraqitën idetë dhe vizionin e tyre për grupin dhe anëtarët votuan në një forum publik. Madje kandidatët mbajtën edhe një debat për të diskutuar idetë e tyre për vitin e ardhshëm. Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale uroi presidentin e sapozgjedhur Gjon Buxhuku dhe falënderoi presidentin në largim Artens Lazaj për punën dhe udhëheqjen e tij. Ambasada u shpreh mirënjohëse për të gjithë të rinjtë të japin vullnetarisht kohën e tyre për të shërbyer në Këshillin Rinor. Këshilli Rinor ka plane ambicioze për vitin e ardhshëm, të cilat përfshijnë zgjerimin e rrjetit rinor në mbarë Shqipërinë, drejtimin e një fushate “Zero Ryshfet” kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin me bashkëmoshatarët e tyre në Ballkanin Perëndimor. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është krenare që mbështet punën e udhëheqësve të rinj shqiptarë të cilët po punojnë fort për të ndërtuar një Shqipëri demokratike, të begatë dhe të sigurtë.https://ata.gov.al/2022/09/20/gjon-buxhuku-presidenti-i-ri-i-keshillit-rinor-te-ambasades-amerikane/