Astronautët kinezë, ose taikonautët siç njihen ndryshe, të misionit “Shenzhou-14″ filluan veprimtaritë e tyre të dyta jashtë stacionit hapësinor të shtunën, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Kozmonautë të Kinës.
Ecja në hapësirë filloi më 13:35 sipas orës së Pekinit. Në orën 5:47 pasdite, ekuipazhi i “Shenzhou-14” e përfundoi me sukses misionin, i cili zgjati rreth pesë orë.
Ekuipazhi kreu veprime të tilla si instalimi i një pajisjeje që përdoret për fiksimin e këmbëve të astronautëve në krahun robotik, dhe i një doreze ndihmëse, e cila mund t’i ndihmojë astronautët të hapin derën e kapakut nga jashtë në rast emergjence.
Taikonautët gjithashtu instaluan pompa shtesë, pajisjet kryesore të sistemit të kontrollit termik të stacionit hapësinor, dhe kryen detyrën më të vështirë të shpëtimit jashtë mjetit për herë të parë.
Ata u ndihmuan në kryerjen e detyrave të tyre nga një krah i vogël robotik në modulin “Wentian.