Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjykatë ndërkombëtare për krimet e Rusisë

Gjykatë ndërkombëtare për krimet e Rusisë

Presidenca e Bashkimit Evropian bëri thirrje për një gjykatë ndërkombëtare për pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Thirrja, nga Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të bllokut, erdhi pas zbulimit të qindra varreve masive në Izyum, një qytet i çliruar së fundmi nga trupat ukrainase. Shumë prej tyre thuhet se janë civilë, mes tyre gra dhe fëmijë. “Ne kërkojmë ndëshkimin e të gjithë kriminelëve të luftës,” tha ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky. Ukraina thotë se krimet e luftës janë kryer në Izyum, ku 59 trupa janë zhvarrosur deri më tani, ndërsa pritet të ketë më shumë varre në një pyll në skaj të qytetit. “Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme,” tha Lipavsky. “Ne nuk duhet ta anashkalojmë këtë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës,” tha ai. “Unë bëj thirrje për ngritjen e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit.” Në fjalimin e tij të rregullt të shtunën në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se hetuesit kishin zbuluar prova të reja të torturave që janë përdorur kundër njerëzve që janë varrosur në Izyum, në rajonin e Kharkiv. “Më shumë se 10 dhoma torture janë gjetur tashmë në zonat e çliruara të rajonit të Kharkiv, në qytete dhe qyteza të ndryshme,” tha Zelensky. Ai tha se rusët do të duhet të përgjigjen “si në fushën e betejës ashtu edhe në sallat e gjyqit”. Të enjten, kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se dëshironte që Putin të përballet me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë. Rusia pretendon se po lufton për denazifikimin e Ukrainës, një konflikt që ajo ende i referohet si një “operacion ushtarak special” dhe jo si një luftë. Ajo nuk ka komentuar për vendet e varrimit në Izyum. Moska ka mohuar më parë se ka shënjestruar civilët.https://lajme.rtsh.al/artikull/varret-masive-ne-izyum-kerkohet-gjykate-nderkombetare-per-krimet-e-rusise-ne-ukraine

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments