Elbasani është kthyer në kantier ndërtimi jo vetëm në qytet, por edhe në njësitë administrative, aty ku ndërhyrjet janë urgjente. Agjencia e Shërbimeve Publike pranë bashkisë ka nisur prej disa ditësh ndërtimin e dy pritave lumore në Papër me qëllim parandalimin e përmbytjeve të tokave bujqësore në raste shirash. Më konkretisht në këtë pjesë të lumit po vendosen 50 blloqe betoni të cilët do t’i shërbejnë banorëve të fshatrave Papër-Pajun, si dhe Papër-Sollak, duke i paraprirë kështu përmbytjeve gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Bashkia e Elbasanit ka nisur këtë prag stine vjeshte vendosjen e 10 pritave lumore, ndërsa parashikohet që deri në fund të vjeshtës të vendosen edhe 7 prita të tjera me qëllim minimizimin e dëmeve nga përmbytjet që shkakton përroi.https://ata.gov.al/2022/09/19/elbasan-prita-lumore-per-parandalimin-e-permbytjeve-ne-paper/