Diell dhe masa ajore të qëndrueshme, parashikimi i motit për javën

0
16

Kjo javë do të karakterizohet kryesisht me mot të qëndrueshëm. Kështu u shpreh meteorologu Hakil Osmani për emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”. Ai u shpreh se pjesa më e madhe e ditës në territorin shqiptar, do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme. “Parashikohet që kjo javë të jetë kryesisht në dominimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që orët me diell të jenë prezente. Gjatë mesditeve dhe pasditeve do të ketë vranësira të cilat vetëm në zonat e thella malore do ketë reshje të pakta shiu. Pjesa më e madhe e ditës në territorin shqiptar, do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin orë të shumta me diell, o vetëm kësaj jave, por edhe gjatë fundjavës”, theksoi ai.